Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu sot nuk i është përgjigjur ftesës së Komisionit për Çështje të Sigurisë për të raportuar lidhur me shkarkimin e ish drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe shuarjen e Task-Forcës.

Papërgjegjësi mos ardhjen e Veliut për raportim e ka konsideruar kryetarja e këtij komisionit, Fatmire Kollçaku. Kollçaku ka propozuar hetim parlamentar duke krijuar komision hetimor për shuarjen e Task-Forcës anti korrupsion.

E Rexhep Selimi, anëtar i këtij komisioni ka thënë se nëse Veliu nuk dëshiron që të raportojë para komisionit, atëherë ai duhet të ftohet në interpelancë, derisa është pajtuar që të ngritet komision hetimor për shuarjen e Task-Forcës.

Mos shkuarjen në këtë komision për të raportuar për dy çështjejet e lartcekura të pakuptimtë e ka quajtur edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ajo ka deklaruar se është e papranueshme injorimi i ministrit Veliu për raportim në Komisionin për Siguri.

“Ne kemi ofruar data dhe ai nuk gjen mundësi. Përgjigja e tij se e ka agjendën e zënë është kamuflim dhe papërgjegjësi e plotë sepse është dashur të arsyetoj agjendën më të rëndësishme sesa raportimit para komisionit dhe deputeteve kjo qeveri duhet ta ndal arrogancës në fund të fundit policia është e Kosovës e jo e partive politike. Ky institucion ka filluar të degradohet dhe të humb respektin ndaj qytetarëve. Qeveria të mos bëjë mashtrime optike pa dhënë sqarime ne duhet t’i dërgojmë ministrit të papërgjegjshëm kërkesë”, ka thënë Musliu.