Reagon Veliu

Reagon Veliu

Nënkryetari i LDK-së,  Agim Veliu ka regular ndaj deklaratave të Haki Abazit nga VV-së i cili sot gjatë ditës ka akuzar Avdullah Hotin për prishjen e koalicionit.

Veliu përmes një statusi në Facebook ka thënë se Abazi është përpjekur të bëhet pjesë e LDK-së.

“Haki Abazi, derisa drejtonte një fondacion, përmes miqve të mi disa herë bëri përpjekje të më takonte me qëllim që të bëhej pjesë e LDK-së, por asnjëherë s’ia ofrova një rast të tillë.Njeriu i konspiracioneve, që lakoi emra për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, kurse për vdekjen në burg të Astrit Deharit i bëri përgjegjës aktivistët VV-së, tash i akomoduar pikërisht në VV, po bën avokatin më të zëshëm të tyre, duke akuzuar e shpifur ndaj zyrtarëve të lartë të LDK-së. Në fakt, ai veç po e tregon fytyrën e vërtetë.”, ka shkruar Veliu.

Tutje ai e ka pyetur Abazin: argat i kujt je ti?/21Media