Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka riaktivizuar sot Planin e Reagimit Kombëtar dhe ka ndryshuar përbërjen e Grupit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve.

“Ky vendim i ministrit Veliu ka për qëllim që të koordinojë të gjitha veprimet institucionale sa i përket menaxhimit të situatës me Covid 19. Grupi Ndër-Institucional me ndryshimet e bëra do t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë e veta duke u bazuar në ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe legjislacionit përkatës. Me hyrjen në fuqi të vendimit nr. 683 shfuqizohet vendimi nr.112 i datës 19.03.2020“, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme./21Media