Veliu takohet me ambasadorin zviceran, flasin për sirgurinë dhe migracionin
15 Dhjetor 2020
Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim njoftues Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Kosovës, Thomas Kolly.
Në këtë takim u bisedua për fushën e sigurisë dhe atë të migrimit, duke vlerësuar se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë mes të dy vendeve.
Ministri Veliu falënderoi Qeverinë zvicerane për kontributin që ka dhënë në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht në përkrahjen dhe punën që ka bërë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Në komunikatën e MPB-së thuhet se, Ambasadori Kolly vlerësoi lartë punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht Policisë së Kosovës në menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët të të dyja vendeve./21Media