Vëllai i Liridona Ademajt kërkon nga mediat të mos i publikojnë pamjet e rënda nga seanca gjyqësore

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj, ka kërkuar nga gazetarët dhe mediat që të mos publikojnë pamjet e shfaqura gjatë seancës së sotme gjyqësore, duke theksuar se ato janë të rënda dhe se në to shihet viktima.

“I lusim mediat dhe administratorët e llogarive në mediat sociale që të mos i publikojnë ato pamje të rënda. Ne konsiderojmë që ato pamje janë me rëndësi për gjykatën, por jo për publikun e gjerë, meqë e denigrojnë figurën e motrës sonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka specifikuar se kjo kërkesë e familjes vjen edhe si pasojë e ndikimit te fëmijët nga rasti.

“Këtë kërkesë po e bëjmë sidomos për të ruajtur figurën e Liridonës në raport me fëmijët e saj, të cilët në të ardhmen mund t’i shohin online. Ne duam që fëmijët e saj ta mbajnë në mend nënën e tyre ashtu siç e kanë njohur kur ka qenë gjallë. Po ashtu, duke pasur respekt për gjykatën, ne megjithatë shpresojmë që gjykata do të urdhërojë mediat që pamje të tilla nga gjykimi të mos publikohen dhe të përdoren vetëm për gjykim”, vazhdon Ademaj.

Back to top button