Policia e Kosovë ka njoftuar se dje në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar për sulm seksual ndaj motrës së tij të mitur.

I njëjti më pas ka sulmuar fizikisht edhe bashkëshorten e tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në Prishtinë.

Sipas policisë viktima e mitur është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media