Dy vëllezër nga Vushtrria e kanë raportuar në Polici gruan e vëllait dhe dy fëmijët e saj.

Sipas Policisë, ata janë ankuar se bashkëshorja e vëllait të tyre dhe dy fëmijët e saj kanë ushtruar vazhdimisht dhunë psiqike ndaj tyre.

Rasi ka ndodhur dje rreth orës 18:00, shkruan rtv21.tv.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media