Vëllezërit William dhe Harry nuk po flasin mes vete!
17 Gusht 2020
Raportet e Princ William dhe Princ Harry janë zbuluar nga shkrimtari Omid Scobie sot në një intervistë
Sipas tij tensionet u ndezën sepse Meghan akuzoi Kate se nuk e mbështeti atë gjatë shtatzënisë.
Princi William u zemërua me Harry dhe Meghan për “dëmtimin e reputacionit të familjes mbretërore “ duke bërë publik planin e tyre për daljen nga familja mbrëtërore
Në një intervistë të re, Scobie i tregon prezantuesit Kate Thornton për heshtjen mes vëllezërve, përcjell portali rtv21.tv
Ai thotë: Vëllezërit nuk kishin folur që nga koha e samitit të Sandringhamit. Ata nuk e kishin parë njëri-tjetrin. Do të duhet vërtet ca kohë për t’u pajtuar
Scobie, i cili po promovon biografinë e tij pro Meghan Finding Freedom, shton: Unë mendoj se distanca midis vëllezërve u zgjerua dhe më shumë. Dhe kjo është pjesërisht për shkak të gjërave që ndodhin – dhe ne i diskutojmë ato në libër.
Scobie thotë se marrëdhëniet midis vëllezërve u prishën plotësisht pasi Harry dhe Meghan publikuan planin e tyre për dalje nga familja, duke shkaktuar dëme në monarki./21Media