Një nuse  tregoi se si ajo u martua me një fustan nusërie  i cili kushtoi vetëm20 £.

Zoe Lavery, 31, dhe Andy Lynch, 32, u martuan para 200 të ftuarve dy vjet më parë në një martesë që kushtonte vetëm 2,000 £ – pra 10 £ për person.

Ndërkohë çifti i mençur, i cili planifikoi ditën e tyre të madhe në vetëm për disa javë – ushqeu mysafirët me sanduiçe dhe një salmon të madh dhe bleu lule të rreme, përcjell portali rtv21.tv

Për shkak të planit spontan të befasisë, Zoe dhe Andy nuk patën kohë të kursenin për ditën e tyre të madhe, por arritën të kursenin para për gjëra të ndryshme.

Ata i kërkuan shoqeve të mamasë së saj, Viv Lavery që të gatuanin ushqim për të gjithë mysafirët, duke kursyer në furnizim ushqimi.

Duke përshkruar veprimin e saj, Zoe shpjegoi: “Pazari më i mirë ishte padyshim veshja. Unë pashë të gjitha raftet e shitjeve për veshjen time, dhe më në fund e pashë atë vello në dyshemenë e TK Maxx. Herën e parë që e pashë mendova:  Nuk ka shans . Kishte një njollë kafeje dhe ishte paksa e ndyrë. Por pasi e kishim larë dhe shoku i mamasë sime e ndryshoi, ishte perfekte.”

Viv, 58 vjeç, shtoi: “Ne blemë lule të lira dhe bëmë buqeta vetë, dhe një nga miqtë e mi bleu tortën si një dhuratë për Andy dhe Zoe.”

Çifti befasoi familjen dhe miqtë duke u martuar në festën e tyre të fejesës.

Të lodhur nga të afërmit që pyesnin kur do të martoheshin ata vendosën të organizonin një martesë të papritur.

Pasi kishin planifikuar të bënin një festë fejese si një hile, çifti organizuan dasmën e tyre në fshehtësi.

Të shqetësuar se disa mysafirë mund të mos u shkonin në dasmë ata gjetën një mënyrë për t’i joshur në ceremoninë e tyre sekrete duke përfshirë një mesazh të vogël në ftesat që ata dërgonin, ku shkruhej: “Në 7:30 ka një mysafir të befasishëm!”/21Media