Më shumë se 501 mijë persona kanë vdekur nga koronavirusi në botë, sipas një raporti nga Universiteti i Johns Hopkins.

Këto janë vendet me numrin më të lartë të viktimave, Shtetet e Bashkuara regjistruan 125 mijë e 803, Brazili 57 mijë e 622 viktima, Britania e Madhe 43 mijë e 634 viktima, Italia 34 mijë e 738 viktima, Franca 29 mijë e 781 viktima, Spanja 28 mijë e 343, Meksika 26 mijë e 648, India 16 mijë e 475, Irani 10 mijë e 508 viktima dhe Belgjika 9 mijë e 732 viktima.

Aktualisht, të infektuar me koronavirus vazhdojnë të jenë mbi 4,1 milionë persona./21Media