Mënyrë e veçantë për t'i përshëndetur foshnjat e lindura para kohe

Mënyrë e veçantë për t’i përshëndetur foshnjat e lindura para kohe

Spitali mbresëlënës organizon ceremonitë e diplomimit për bebet të cilat janë lindur para kohe në ditën kur ato largohen nga kujdesi intensiv.

Në Qendrën Rajonale Mjekësore “CaroMont” në Karolinën e Veriut po zhvillohen disa mini-ceremoni të veçanta, duke nderuar dhe duke festuar jetën e foshnjave të parakohshme. Sapo të sapolindurit janë gati të largohen nga Njësia e Kujdesit Intensiv, ata marrin një kapak të personalizuar të diplomimit dhe një portret, shkruan rtv21.tv.

“Kur bebet largohen nga kujdesi intensiv është një arritje e madhe jo vetëm për foshnjen, por edhe për prindërit”, tha Melissa Jordan, një infermiere në Qendrën Rajonale Mjekësore CaroMont. “Programi u fillua si një mënyrë për të festuar këtë moment historik në jetën e foshnjave”, shtoi ajo.

Infermierja u frymëzua për ta bërë këtë pasi kaloi kohë të gjatë me një fëmijë që ishte lindur para kohe. “Ditën kur u lirua, mblodhëm stafin dhe shkuam të këndonim e vallëzonim dhe i dhamë kapakun e tij – dhe prindërit e tij vetëm buzëqeshin”, tha ajo.

Ky spital ka zgjedhur këtë mënyrë për t’i përshendetur për në shtëpi ata që “shpejtuan” të vijnë në këtë botë./21Media