Gjatë kësaj jave pritet të mbahen dy seanca plenare në Kuvendin e Kosovës. Njëra do të jetë më kuadër të votimit të disa prej nismave legjislative dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, e tjetra simbolike për nder të çlirimit të Kosovës.

Kështu vendosi kryesia e Kuvendit pas mbledhjes se sotme.

Por, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se vendimet e kryesisë dëshmojnë qasjen bllokuese që ka pasur LDK-ja me partnerët e saj, pasi sipas tij, të njëjta nisma dhe marrëveshje ndërkombëtare ka mbi një muaj që janë refuzuar nga ta.