Vendimi i për Manastirin e Deçanit, Imeraj: Me sot po hapet precedent i rrezikshëm për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar sot në mbledhjen e Qeverisë ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit. Kurti, ka deklaruar  se Qeveria e Kosovës ka qenë para dy opsioneve, të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimin në Këshillin e Evropës këtë vit, ose heqja e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit. Ndërsa, sipas Kurtit, vendimi është marrë “duke u prirë nga arsyeja e shëndoshë”

Sipas kryetarit të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” të degës së Deçanit, Shkodran Imeraj, zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat në Deçan është sulmi më i madh që i është bërë rendit juridik e kushtetueses së Republikës së Kosovës që nga hyrja në fuqi të Kushtetutës në vitin 2008.

Imeraj, shton se kanë kërkuar ndihmën e juristëve dhe avokatëve me të mirë që lënda të trajtohet dhe të përgatitet në mënyrë për të dërguar në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg.

Ndërkaq, Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar sot se vendimi për tokat e Manastirit të Deçanit është i rëndësishëm dhe një hap i domosdoshëm, ndonëse i vështirë për institucionet e Kosovës.

Back to top button