Qeveria e Kosovës, të martën miratoi masat e reja me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të infeksionit COVID-19. Në mesin e masave është se qytetarëve u ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë fetare.

“Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.”, u bë e ditur në komunikatën e qeverisë.

Po ashtu, sipas masave të reja, ndalohet edhe grumbullimi i më shumë se 5 personave.

“Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në sheshe publike, në parqe etj.”, bëri të ditur qeveria./21Media