Aliu flet për prioritetet e tij për Ferizaj

Aliu flet për prioritetet e tij për Ferizaj

Kandidati i PDK për komunën e Ferizajt, Agim Aliu në emisionin “Debat Përnime” në RTV21 ka folur për prioritetet e tij për komunën e Ferizajt dhe po ashtu ka treguar edhe ekipin me të cilin do të punoi nëse bëhet kryetar i Ferizajt.

Aliu tha se vendimi i tij i parë nëse vije në pushtet është vendimi për bashkëpunim dhe partneritet më bizneset pra duke formuar një ekip nga drejtoritë përkatëse të cilat do të merren me implementimin e platformës së tij.

“Ekipi do të merret me implementimin e platformës time, fondit të punësimit që e kam shpalosur dhe ky ekip përbëhet nga, drejtori i financave, drejtori i zhvillimit ekonomik, drejtori i administratës, drejtori i bujqësisë dhe drejtori i pronës dhe gjeodezisë”, tha Aliu.

Më tej kandidati nga PDK tha se ky ekip është shumë i rëndësishëm sepse me implementimi e projekteve të tij do të arrihet edhe zhvillimi ekonomik në Ferizaj.

“Ky ekip do të sigurojë transparencë financiare, ku të gjitha shpenzimet dhe të hyra do të jenë të qarta dhe të dukshme edhe për qytetarët e Ferizajt”, tha Aliu.

Ndryshe në garën e balotazhit të 19 nëntorit do të garojnë Agim Aliu nga PDK i cili në raundin e parë të zgjedhjeve ka marrë 30.41% të votave dhe Muharrem Svarqa nga LDK i cili ka marrë 28% të votave./21Media