Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka finalizuar katër këngë të reja, ndërsa është duke punuar edhe në tri projekte muzikore.

Gjithashtu këngëtarja thotë se do të ketë edhe ndonjë bashkëpunim, shkruan rtv21.tv

Mirëpo, Ronela ka vendosur se nuk do të publikojë këngët e reja deri në momentin e rregullimit të situatës pandemike.

“Do dalin shumë këngë, por derisa të fillojë puna lirishëm nuk do të publikojë gjë. Kam marrë kohë për të pushuar dhe prodhuar gjëra komplet ndryshe nga deri tani”, kështu i është përgjigjur Ronela pyetjes që i ka bërë një ndjekës në Instagram.

Ndryshe, “Gënjeshtar je” është projekti i fundit muzikor nga Ronela Hajati. Deri tani kënga ka arritur mbi katër milionë klikime në Youtube./21Media