Mbledhja përfundoi, nuk tregojnë për vendimin

Mbledhja përfundoi, nuk tregojnë për vendimin

Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot mbajti një mbledhje për të marrë një vendim të ri  për numërimin e rreth 5 mijë fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, të pranuara në KQZ prej datës 08.10.2019 deri më datë 11.10.2019 (që kanë arritur pas afatit ligjor).

Në një prononcim për media, anëtari i PZAP-së, Fejzullah Rexhepi tha se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, ka vendosur në lidhje me votat e diasporës, por ky vendim ende nuk është në formë të shkruar, duke mos e komentuar fare. U theksua se vendimi së pari do t’i dërgohet subjektit politik që ka parashtruar kërkesë, shkruan rtv21.tv.

Sipas PZAP, vendimi ishte unanim dhe do të bëhet publik para orës 16:00 në formë të shkruar.

Gjatë së premtes Gjykata Supreme e Kosovës ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e votave të mërgatës./21Media