Vendosen lule te obelisku i personave të pagjetur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kryetarin e Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Andin Hoti, deputetë e ministra, si dhe familjarë të të zhdukurve me dhunë, bënë homazhe dhe vendosën lule pranë Obeliskut të të Zhdukurve me Dhunë, para ndërtesës së Kuvendit.
Sot, Konjufca do të marrë pjesë edhe në shënimin e 23 vjetorit të masakrës në Mejë të Gjakovës, në nderim të 376 shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe, në luftën e fundit në Kosovë./21Media

Back to top button