Venezuela: Vazhdojnë manifestimet kundër qeverisë, 24 të vdekur

Protestat shpërthyen si pasojë e vendimit të Gjykatës Supreme

Opozita e presidentit socialist të Venezuelës, Nicolas Maduro, bëri thirrje për një manifestim tjetër në mbështetje të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, objektivi kryesor që prej një muaji i mobilizimit gjatë të cilit 24 persona janë vrarë.

Duke akuzuar institucionet e kontrolluara nga qeveria si bashkëpunëtore në grushtin e shtetit, deputeti i opozitës, Miguel Pizarro, kërkoi një manifestim në drejtim të njërit prej këtyre institucioneve.

Sipas prokurorisë dhe autoriteteve, dje, tre persona u vranë në perëndim të vendit dhe shtatë të tjerë u plagosën.

Një ditë tjetër manifestimesh u zhvillua në qetësi ku mijëra opozitarë bllokuan rrugët e vendit për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Protestat shpërthyen si pasojë e vendimit të Gjykatës Supreme për të marrë kompetencat e fraksionit opozitar, të dominuar nga Asambleja Kombëtare.

Kthimi mbrapsht i vendimit më pas nga gjykata nuk mjaftoi për të ndalur valën e manifestimeve, me mbështetësit e opozitës që kërkojnë zgjedhje të parakohshme./21Media

Back to top button