Dhomat e SPecializuara të Kosovës në Hagë, kanë pranuar sot kërkesën e Jakup Krasniqit, që të mbrohet nga avokatja Venkateswari Alagendra.

Sipas një njoftimi nga Gjykata Speciale të lëshuar pasdite, thuhet se ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka ndërruar avokatin në detyrë Hans Van de Wal, të cilin ia kishte caktuar gjykata të mërkurën më 4 nëntor.

Njoftimi i Speciales thotë se sot Jakup Krasniqi ka dorëzuar kërkesën për ndërrim të avokatit, dhe se avokatja Alagendra do ta përfaqësojë në rastin e ngritur kundër tij nga gjykata.

Ndërsa, ish-presidneti i vendit, Hashim Thaç do të mbrohet nga avokati Davdi Hooper.