Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe njoftoi se do të vaksinohet kundër virusit korona.

“Unë do të vaksinohem. Unë besoj në vaksinë, është e sigurt, ne kemi ndjekur procesin e zhvillimit dhe të gjitha fazat e provave klinike. Vaksina do të ndryshojë pamjen me pandeminë, do të rrisë imunitetin e popullatës në të gjithë botën dhe do ta kthejë jetën në normalitet”, deklaroi Filipçe.

Vaksina kundër Covid-19 në Maqedoni duhet të arrijë në fillim të vitit 2021 dhe punonjësit shëndetësor do të vaksinohen të parit./21Media