Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare të Tokës ka thënë se Qeveria do të merr veprime urgjente për ruajtjen e planetit Tokë.

Sipas Kurtit veprimet urgjente janë: Mbrojtja e bjeshkëve që janë shkatërruar nga prerjet ilegale dhe pa plan të drunjve e nga nxjerrja e gurëve, ndalimi i degradimit të lumenjve dhe restaurimi i tyre, vendosja e kontrollit mbi gurëthyesit dhe ndalimi i betonizimit të tokës bujqësore janë në listën e prioriteteve tona.

“Ta ripërtrijmë Tokën, ta ruajmë shtëpinë tonë!”, ka shkruar kryeministri në “Facebook”.

Dita e Tokës sot u shënua me disa aktivitete të organizuara nga Komunat e Kosovës për pastrimin e ambientit./21Media