“Ti je e fortë”

“Ti je e fortë”

Së fundmi, Meghan Markle ka marrë vëmendjen e të gjithëve, teksa ishte duke i paketuar disa ushqime për t’i ndarë me personat në nevojë.

Gjatë procesit të paketimit të gjërave ushqimore, Meghan ka zgjedhur disa banane që të shkruante mbi to disa mesazhe motivuese.

“Ti je e fortë”, “Ti je speciale” dhe “Ty të dashurojnë”, janë disa prej mbishkrimeve që dukesha i la në bananet.

Meghan Markle dhe Princ Harry janë duke e shijuar pritjen më të ëmbël pasi që ata po presin fëmijën e tyre të parë. Edhe pse është shtatzënë, atë kjo nuk e ka ndaluar të shkojë pas të gjitha detyrave që i ka ngarkuar mbretëresha.

Princi, Harry dhe Meghan janë martuar vitin që e lamë pas. Dasma e tyre ishte organizuar me shumë kujdes deri në detajin e vogël. Vëmendje të madhe ka marrë thjeshtësia e Meghanit sa i përket rregullimit të flokëve dhe grimit. Kjo dasmë, mendohet se ka kushtuar rreth 30 milionë sterlina. /21Media