Aktori i njohur turk, Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij, e cila po ashtu është aktore, Fahriye Evcen gjatë ditës kanë pranuar disa pyetje nga gazetarët. Njëra prej pyetjeve ishte se si veprojnë ata karshi komenteve të këqija që i marrin në rrjetet sociale.

Si Buraku ashtu edhe Fahriye thanë se nuk i shikojnë komentet pasi që ata publikojnë çfarë dëshirojnë vet.

“Ne ndajmë gjithçka që dëshiron shpirti ynë, nuk i shikojmë komentet”, tha Buraku.

Buraku dhe Fahriye në vitin 2019 janë bërë prindër për herë të parë të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Karan./21Media