Pandemia jo vetëm që ka përkeqësuar shëndetin publik, por ka ndikuar edhe në ekonomi. E nga kjo u prekën edhe yjet e estradës, shkruan portali rtv21.tv

Anulimi i ahengjeve dhe dasmave pa dyshim që ndikoi negativisht në buxhetin e këngëtarëve. Megjithatë, këngëtarja Shqipe Abazi në emisionin “Diçka po zihet” në RTV21 tha se është pajtuar me situatën.

Ajo pohoi se këtë gjë e ka marrë me sportivitet, madje pandeminë e konsideroi edhe si sprovë, për t’u larguar pak nga jeta dinamike e një këngëtari me udhëtime, mbrëmje muzikë duke i bërë ata që t’i kthehen familjes./21Media