Pa  vizion dhe joadekuate i ka cilësuar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, masat që mbrëmë vendosi Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e Cvoid-19.

Sipas tij këto masa nuk do të prodhojnë efektet e duhura.

“Këto masa të marra pa planifikim të duhur, e që u tha se duhet të zbatohen 3 orë pasi janë marrë, tregojnë se Qeverisë së Kosovës i ka humbur rruga në parandalimin e përhapjes së COVID-19, infektimet nga i cili po rriten si pasojë e pa aftësisë së kësaj qeverie për ta menaxhuar situatën. Zaten duhet me qenë shumë optimist për të pasur pritje më të mëdha nga një qeveri jolegjitime, për të cilën nuk ka votuar populli.”, shkroi Bahtiri.

Ai tutje tutje i drejtoi një pyetje qeverisë sa i përket veriut të Kosovës.

“Sidoqoftë, nëse kjo Qeveri beson se vendimi për izolim të vendit ka sukses, atëherë pse nuk po e zbaton vendimin edhe në komunat veriore të Kosovës, ku subjektet afariste atje po e vazhdojnë sot veprimtarinë e tyre normalisht dhe mund të jetë burim potencial i përhapjes së COVID-19. Me mos-veprim për shtrirje të autoritetit shtetëror edhe në pjesën veriore të Kosovës, Qeveria faktikisht në mënyrë indirekte po jep sinjale si nuk i intereson sovraniteti i Republikës së Kosovës.”, përfundoi Bahtiri.

Qeveria e Kosovës, mori vendim dje se që nga Qeveria dje ka marrë vendim që të mbyllë sektorin e gastronomisë nga e premtja deri mëngjesin e të hënës, po ashtu ka marrë vendim që të futen në karantinë shtatë komuna të Kosovës Prishtinën, Fushë-Kosovën, Gjilanin, Obiliqin, Gjakovën, Podujevën dhe Shtimen./21Media