Marco Verratti pranon se është i ngazëllyer nga lajmet se ylli i Barcelonës Lionel Messi mund të transferohet te Paris-Saint-Germain.

Marrëveshja e Messi-t me Barcelonën përfundon në fund të sezonit dhe me Barçën që është në vështirësi financiare, mundësitë që ata ta mbajnë yllin argjentinas janë të pakta.

Manchester City është i lidhur me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, por është PSG ajo që duket se ka avantazhin në garën për të kapur të shkëlqyeshmin e të gjitha kohërave.

Verratti, i cili ka qenë në PSG që nga viti 2011, ka pranuar se ai do të mirëpriste ardhjen e Messi-t në “Parc des Princes”.

Duke folur për “Canal +”, mesfushori ndërkombëtar i Italisë shpjegoi: “Sigurisht, unë do të doja të luaja me Messi-n. Ta kisha atë në skuadër do të ishte diçka madhështore, do të ishte një gjë më shumë që futbolli do të më jepte mua. Unë do t’i jepja topin Neymar-it dhe Messi-t dhe do të qëndroja prapa që të kënaqesha duke i parë”.