Vërshime në Shkup, bllokohen rrugët

Stuhia që goditi Shkupin pasditen e sotme shkaktoi shumë dëme. Oborre e bodrume të përmbytura, rrugë përplot me ujë, degë e pemë të thyera, biznese dhe vetura të dëmtuara.
Bulevardi Goce Dellçev në nënkalimin e sheshit “Skënderbej” ishte plot me ujë dhe një furgon plot me pasagjerë mbeti i bllokuar në ujë.
Qyteti i Shkupit për shkak të stuhisë ka thirrur Shtabin e Emergjencave Civile, ku janë ende diskutuar për masat që do të ndërmerren pas stuhisë.
Përveç Shkupit edhe qytetet të tjera janë përfshirë nga moti i keq pasditen e sotme.
Nga Qendra e Menaxhimit të Krizave informojnë se nga stuhia e pasdites së sotme, përveç Shkupit, janë përfshirë edhe qytetet e Shtipit, Velesit, Demir Hisarit, Shën Nikollë.
Sipas njoftimit, ka pasur dëme të konsiderueshme.
Nga DPHM-ja njoftojnë se moti i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë do të vazhdojë deri të premten, sidomos pasditeve.
Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë stuhie me reshje më të bollshme shiu në një kohë të shkurtër, erë e fortë dhe kushte për breshër./tv21

Back to top button