Reshjet e shiut dhe erërat e forta gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar telashe të mëdha në Deçan.

Banorët e kësaj komune janë në hall nga vërshimet dhe mungesa e energjisë elektrike.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë qyteti i Deçanit dhe të gjitha fshatrat janë përfshirë nga vërshimet dhe mungesa e energjisë elektrike.

Ramosaj ka njoftuar se deri më tani tri ekipe nga komuna bashkë me N.L “Higjiena” janë në terren dhe po mundohen që të kthejnë gjendjen në normalitet. Po ashtu, ai ka thënë se edhe ekipet e KEDS-it janë duke u munduar që të sanojnë problemet e shkaktuara nga kjo situatë./21Media