Si pasojë e reshjeve të mëdha, në disa zona të Prizrenit ka pasur vërshime. I pari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, tha se në disa raste është dashur edhe intervenimi i ekipeve të zjarrfikësve.

“Sot shumë zona të Prizrenit për shkak të të reshurave të mëdha kanë pasur vërshime, ku në disa raste është dashur edhe intervenimi i ekipeve të zjarrfikësve, sidomos në vendbanimet si Piranë, Krajk, lagjja Arbana dhe fshatra të tjerë. Për momentin gjendje në këto vendbanime është stabilizuar, por ende ka shtëpi të ndryshme që kanë pësuar nga vërshimet. Të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në detyrë dhe përkrah qytetarëve për tejkalimin e kësaj situate.”, shkroi Haskuka në Facebook.

Ai më tej deklaroi se të reshura të tilla të furishme parashikohet të ketë edhe nesër dhe u shpreh se duhet të kenë kujdes dhe të jenë të përgatitur për raste të emergjencave./21Media