Vërshimet nga shiu, KRU “Prishtina” informon për cilësinë e ujit

 

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishitina” sh.a  informoi se sot, pas situatës së krijuar së fundmi nga reshjet e dendura atmosferike të shiut e borës, ka mbikëqyrur cilësinë e ujit në burime sipërfaqësore dhe nëntokësore, sipas planit operacional për kontrollë të kualitetit në të gjitha zonat e shërbimit.

Sipas KRU “Prishtina” sh.a., gjendja aktuale me vërshime është më e rënduar në Fushë Kosovë, me ç’rast kanë marrë veprime parandaluese duke i larguar nga prodhimi pjesërisht dy puse nëntokësore, për të ruajtur cilësinë e ujit.

Sistemet prodhuese në NJOU Shtimje, Lipjan, Peran,Vragoli, të cilat furnizimin e kanë nga puset nëntokësore, sipas KRU “Prishtina”, janë larg rrezikut për tu vërshuar dhe cilësia e ujit është brenda standardeve për ujë të pijshëm.

“Fabrikat e trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas , të cilat furnizimin e kanë nga Kanali Ibër Lepenc janë duke punuar me kapacitet të reduktuar për shkak të turbullirës së lartë në kanal, gjithnjë  me qëllim që uji të jetë më cilësor dhe i pastër!  Liqenet artificiale sipërfaqësore Badoci dhe Batllava kanë një ngritje të nivelit të ujit, por që kjo rritje e nivelit  nuk ka ndikuar as  në rritje të turbullirës dhe as në cilësinë e ujit , andaj edhe gjendja është mjaft stabile.”, informoi KRU “Prishtina”./21Media

Back to top button