Videoklipi është xhiruar në Berlin të Gjermanisë

Videoklipi është xhiruar në Berlin të Gjermanisë

Këngëtarja e mirënjohur, Vesa Smolica pritet që së shpejti ta publikojë projektin e ri muzikor, videoklipin e të cilit e ka realizuar në Berlin të Gjermanisë.

Ky projekt është punuar nga K Master dhe Klevi Vallja, ndërkaq për anën vizuele është përkujdesur produksioni PinkMoon Creative, shkruan rtv21.tv

Data e publikimit të këtij projekti dhe titulli i këngës ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që në Instagram këngëtarja ka sjellë një fotografi nga klipi, ku ajo duket mjaft atraktive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VESA SMOLICA (Official) 🏹 (@smolicavesa) on

“Qielli i 7” është projekti i fundit i artistes, të cilin e ka sjellur në dhjetor të vitit të kaluar./21Media