Vesa një kuzhiniere e zonja

Vesa një kuzhiniere e zonja

Këngëtarja e mirënjohur, Vesa Luma bashkë me burrin e saj, reperin Big Basta dhe djalin e tyre Lianin ka kohë janë shpërngulur nga Shqipëria për të jetuar në Zelandë të Re.

Ndonëse ka kohë që nuk kanë sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, çifti pritet që shumë shpejt të rikthehen, shkruan rtv21.tv

Për të qëndruar sa më afër fansave, Vesa tregohet mjaft aktive në rrjetet sociale me publikimin e momenteve nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka hedhur dy video në InstaStory, ku ka treguar se është e zonja edhe në kuzhinë, duke gatuar kështu bukë shtëpie për bashkëshortin.

“Befasi burrit”, ka shkruar Vesa sipër njërës video që ka publikuar./21Media