Vesës po i mungon frymëzimi për punë

Vesës po i mungon frymëzimi për punë

Këngëtarja e njohur kosovare, Vesa Luma në muajin mars ka publikuar këngën “Spaska qenë e shkrume”, të cilën e solli në bashkëpunim me Denik Prizrenin.

Vesa pas publikimit të këtij projekti kishte premtuar se do të sjellë edhe disa projekte të reja muzikore mirëpo, duket se planet e Vesës kanë ndryshuar. Për këtë gjë 33-vjeçarja me anë të një shkrimi në Instastory u ka kërkuar falje fansave.

Sipas Vesës, në këtë gjendje të saj kanë ndikuar shumë faktor, dhe ajo më nuk dëshiron t’i përsëris gjërat që i ka bërë deri tani.

Dua t’ju kërkoj falje të gjithë ju që më shkruani e prisni të lançoj projektet e premtuara, por t’ju them të drejtën dhe të tregohem shumë e sinqertë nuk më vjen frymëzim në asnjë moment… Besoj janë shumë faktor që po ndikojnë në këtë gjendjen time. Nga fillimi i jetës së re, për të cilën tashmë jeni në dijeni, e deri tek mundimi i madh për të kuptuar tendencat e çuditshme shqiptare që të japin një presion për të nxjerrë nga 10 këngë në vit, investime të cilat barazohen me 0, ngaqë sipas 98% të rasteve as do të mbahen mend vitin tjetër e lëre më të jetojnë gjatë. Unë gjithë jetën kam jetuar nga fryma e muzikës, por kësaj here nuk dua të më marrë përpara euforia e të jem përsëritëse e gjërave që kam bërë tani e përpara shumë viteve. Dua të gjej një ekuilibër mes gjithë këtyre gjërave, gjë që nuk është e lehtë për mua, por është tepër e rëndësishme për mua të gjej drejtimin e duhur për t’i vënë gjërat aty ku duhet të jenë, me profesionalizëm e dashuri. Faleminderit që shtoheni çdo ditë e më shumë, pavarësisht ‘hallakatjeve’ të mendjes sime për momentin. Do të mundohem të mos ju zhgënjej. Faleminderit”, ka shkruar këngëtarja duke i sqaruar fansat në mënyrën më të mirë të mundshme, duke i falenderuar dhe duke iu premtuar se nuk do t’i zhgënjejë.

Krahas punës, Vesa gëzon të ketë një jetë të lumtur familjare. Ajo është e martuar me reperin e njohur shqiptar Big Basta, të cilët tash e një kohë janë zhvendosur për të jetuar në Zelandë të re së bashku me djalin e tyre, Lianin. /21Media