Këngëtarja e njohur Vesa Luma sot feston përvjetorin e lidhjes me reperin Big Basta,. Çifti i cili aktualisht jetojnë në Zelandën e Re këtë 8 vjetor e  presin me frytin e tyre të dashurisë, Liain.

Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar Big Bastën me fjalët më të mira të cilat përcjellin emocion.

“12.12.12 u kurorezua nje dashuri nga e cila lindi qenia me perfekte ne bote!
Sot pas 8 vitesh nuk jemi ne Paris,vetem ne te dy @bigbastazone po jemi ne ishullin e bukur te Zelandes duke festu festen modeste te fundvitit ne kopshtin e Lianit tone😍- dhe kjo qenka knaqesi shume ma e madhe ❤️
Fati im i madh eshte qe ketu ne kete vend,njoha anen tjeter tenden @bigbastazone – nje baba e bashkshort qe sfidon udheheq e drejton ne rruget te cilat sic duket jane te duhurat keto kohe te veshtira per te gjithe!Gezuar jete! Une e Liani do te jemi perhere me ty❤️,ore edhe ne Mars me shku 🙈! Te dua shume🙌”, ka shkruar Vesa.

Vesa dhe Big Basta janë martuar në shtator të vitit 2015, ndërsa u bënë prindër të në maj të vitit 2016./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)