Edhe një sukses për Vesa Smolicën

Edhe një sukses për Vesa Smolicën

Me talentin e Vesa Smolicës fillimisht jemi njohur në  spektaklin e talenteve “The Voice of Albania 3”, e cila u spikat për zërin e saj të veçantë duke arritur që të bëjë për vete katër anëtarët e jurisë.

Vesa e cila është një ndër të paktat këngëtare që pas “The Voice of Albania 3” ka arritur që të vazhdojë karrierën muzikore, po mahnitë të gjithë me performancat e saj që gjithmonë janë live.

Ajo talentin e saj do ta prezantojë edhe një herë, mirëpo kësaj radhe jo para publikut shqiptarë, por atij Bullgarë.

Vesa Smolica do të marrë pjesë në festivalin prestigjioz në Bullgari “New Music” i cili mbahet çdo vit me konkurrent anembanë Evropës.

Në këtë festival marrin pjesë rreth 100 konkurrent dhe ndër ta do të zgjidhen vetëm katër më të mirët të cilët do të shpërblehen me çmime kryesore. Konkurrentët do të vlerësohen nga juria e cila përbehet nga këngëtarët, producentët, orkestruesit dhe kompozitorët më të njohur dhe më të spikaturit të Bullgarisë.

Vesa është konkurrentja e vetme që do të përfaqësoj Kosovën me 2 këngë cover njëra shqip dhe tjetra anglisht. Ky festival do të zgjasë tri ditë.

Kujtojmë se  “Du me t’pas” është kënga e fundit nga Vesa Smolica e publikuar dy muaj më parë./21Media