Një nga emrat më të pëlqyer e mjaft të kërkuar në tregun muzikor, Vesa Smolica nesër në ora 18:00 do ta publikojë projektin më të ri me titull “Kaj”.

 

View this post on Instagram

 

#KAJ #ComingSoon

A post shared by VESA SMOLICA (Official) 🏹 (@smolicavesa) on

 

Në një intervistë për portalin rtv21.tv, Vesa ka treguar se kënga “Kaj” vjen në zhanrin Reggatton/dancehall/pop. Ajo tutje ka theksuar se producent i këngës është Gezim Lazri, në kitare është Agron Peni dhe teksti e vija melodike e këngës vjen nga vete ajo.

Vesa gjithashtu për portalin rtv21.tv ka folur edhe në lidhje me komentet që janë bërë në rrjetet sociale që Cardi B ka kopjuar nga Vesa modelin e kurorës prej perlave.

“Është e pabesueshme, por e vërtetë, por për këtë pjesë më mirë t’ja lejmë të flas vetë Arber Bytyqi nga i cili është realizuar edhe ajo paraqitje e imja unike”, ka thënë Vesa për portalin rtv21.tv

Përveç këngës “Kaj” ajo ka thënë se ka në plan projekte të reja, por siç ka theksuar “ta shijojë suksesin e këngës “Kaj” njëherë dhe pastaj mendojmë për tjera”.

Vesa ka thënë se nuk do të ndalet pasi që ka material për ta përgatitur edhe një album muzikor.

“N’shpirt” titullohet projekti i fundit i Vesës të cilin e ka publikuar në muajin qershor.  /21Media