“Kaj” mban titullin kënga më e re e Vesa Smolicës, të cilën artistja e prezantoi para publikut edhe me videoklip.

Kënga “Kaj” vjen në zhanrin Reggatton/dancehall/pop. Producent i këngës është Gezim Lazri, në kitare është Agron Peni dhe teksti e vija melodike e këngës vjen nga vetë ajo.

Edhe në këtë paraqitje, Vesa mahnitë me pamjen e saj, të cilën ia besoi  Egzon Kazagiqit dhe Arbër Bytyqit./21Media