Artistet shqiptare me talentin e tyre po korrin suksese ndërkombëtare

Artistet shqiptare me talentin e tyre po korrin suksese ndërkombëtare

Vesa Smolica talentin e saj  kësaj radhe ka arritur ta prezantojë jo para publikut shqiptarë, por edhe atij bullgarë. Smolica ka qenë pjesëmarrëse në festivalin internacional prestigjioz “New Music” në Bullgari, në të cilin prej 100 konkurentëve, artistja shqiptare doli e para.

Me këtë rast Smolica ka ndarë në Instagram një shkrim përmes së cilit shprehu emocionet dhe gëzimin e saj me rastin e këtij triumfi që pati, shkruan rtv21.tv

“#1stPlace  dashur miq ,ne momentin qe ju informova per pjesmarrjen time ne festivalin internacional prestigjioz “New Music ” ne Bullgari ku te pranishem ishin 100 konkurente te jashtezakonshem nga vende te ndryshme te Evropes nder ta ,une isha e vetmja qe perfaqesoja Kosoven,ndjeva pergjegjesi te jap maksimumin nga interpretimi dhe performanca ime ,fillimisht u prezantova me nje kenge shqipe te kantautorit Elton Deda “Na lini te jetojme” dhe me pas Alicia Keys “Brand new me ” u vleresova me pike maksimale nga juria te cilet ishin me te spikaturit nga orkestrues ,kengetare,kompozitore dhe producent nga Bullgria duke fituar keshtu ÇMIMIN E PARË i cili i perket Kosovës . URIME !”, ka shkruar Vesa në shkrimin e saj në Instagram./21Media