Reagimi i Veselit

Reagimi i Veselit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Qeveria Kurti si asnjë qeveri tjetër e mëparshme, ka nxitur debatin më të dëmshëm dhe më të rrezikshëm të marrëdhënieve Kosovë – SHBA.

Ky reagim i Veselit vjen pasi senatori amerikan David Perdue kërkoi heqjen e taksës, në të kundërtën ka kërkuar nga SHBA ta shqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

Veseli  thotë se vënia në dyshim e rolit të SHBA-ve nga Qeveria Kurti dhe aleancës e palëkundur me shtetin amerikan, është dëmi më i madh që një i zgjedhur politik i Kosovës, ka arritur t’i bëjë shtetit.

“Vendosja e Kosovës në udhëkryq të rrezikshëm nacional, i ardhur jo nga ndonjë kërcënim i jashtëm, por nga aktet e pamenduara të vetë Kryeministrit, është shenjë e keqe për vendin tonë”, shkroi Veseli në llogarinë e tij në facebook./21Media