Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli ka kritikuar Qeverinë Hoti për mos veprim të duhur për të përballur pasojat e pandemisë, duke e lënë në këtë mënyrë ekonominë e vendit që të shënojë rënie të vazhdueshme.

Veseli këto Kritika i ka bërë pas publikimit të të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, të cilat tregojnë për një rënie të ndjeshme prej 9.28% të Bruto Produktit Vendor krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se në fillim të pandemisë PDK-ja ishte e para dhe e vetmja që ka ngritur zërin për dëmet ekonomike që do shkaktonte pandemia dhe kemi propozuar një program të detajuar të mbështetjes së ekonomisë përmes një ligji të veçantë që u injorua nga partitë e tjera.

Në lidhje me këtë Veseli ka thënë se ‘’Qeveria aktuale, sikurse ajo paraardhëse, vazhdon të mos marrë masat e nevojshme për të përballur pasojat e pandemisë, duke e lënë kështu ekonominë në rënie të lirë. Aktualisht ajo ka propozuar një ligj të improvizuar e të mangët që nuk ndihmon bizneset dhe nuk ka efektin gjithëpërfshirës që nevojitet nga ekonomia jonë sot’’. /21Media

Të dhënat e sapo publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës po flasin për një rënie të ndjeshme prej 9.28% të…

Posted by Kadri Veseli on Thursday, October 1, 2020