Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi gjenden në zyrat e EULEX-it në Kosovë.

Të dy janë deklaruar se do të udhëtojnë për në Hagë pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale.

RTV21 raporton se iu thënë se Selimi dhe Veseli do të merren në pyetje nga prokurorët e Speciales, kjo do të zgjasë deri në orën 15:00.

Dje deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka thënë që është konfirmuar aktakuza e Speciales ndaj tij, ndërsa sot kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë të ditur që edhe ndaj tij është konfirmuar aktakuza. Po ashtu dje ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi është arrestuar nga hetuesit e Gjykatës Speciale dhe është dërguar për në Hagë./21Media