Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se i është nënshtruar testit për Covid-19.

Ai ka thënë se këtë e ka për pas paraqitjes së disa simptomave.

“Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.”, ka shkruar Veseli.

Po asht ai ka bërë të ditur se është vetizoluar.

“Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit. Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!”, ka përfunduar postimin në Facebook Kadri Veseli./21Media