Veseli ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të angazhohen maksimalisht për zbardhjen e rastit

Veseli ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të angazhohen maksimalisht për zbardhjen e rastit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ndihet i tronditur nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur në Gjilan, në të cilin një person humbi jetën dhe disa të tjerë u lënduan.

Veseli i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

“I tronditur nga aksidenti i rëndë në Gjilan, në të cilin një person humbi jetën dhe disa të tjerë u lënduan. Ngushëllime familjes së viktimës dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Kërkoj nga institucionet përgjegjëse që të angazhohen maksimalisht për zbardhjen e rastit dhe të punojnë më shumë në parandalimin e aksidenteve”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes së personit që ka humbur jetën, ndërsa të lënduarve shërim sa më të shpejt.

Është ndaluar për 48 orë shoferi i drejtuesit të mjetit transportues i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin zingjiror sot rreth orës 13:20 në Gjilan. Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit./21Media