Pas Grenell-it reagon Veseli

Pas Grenell-it reagon Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pasi i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e demantoi sot Zyrën e kryeministrit Albin Kurti.

Veseli është shprehur i tronditur, se kryeministri i Kosovës po jep informacione të rrejshme për seriozitetin e paralajmërimeve amerikane.

Jam i tronditur që kryeministri i Kosovës po jep informacione të rrejshme, për seriozitetin e paralajmërimeve SHBA-së! PDK-ja e çmon punën e ambasadorit Richard Grenell, për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe mbështet përpjekjet amerikane për paqe në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Veseli në Twitter.

I dërguar i posaçëm i SHBA-së për bisedimet Kosovë – Serbi, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke pohuar se SHBA-ja nuk do të çojë dëm ndihmat  saj.