Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli para disa dite ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me covid-19. Kurse sot përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është mirë me shëndet në ballafaqimin që po kalon me COVID-19.

Veseli gjithashtu ka falënderuar qytetarët që i kanë dërguar mesazhe inkurajuese, duke i paralajmëruar se mezi pret ti rikthehet punës në PDK.

Ai gjithashtu ka bërë apel te qytetarët që të bëjnë kujdes dhe t`i respektojnë këshillat e IKSHP. /21Media