Veseli vizitoi komunën e Ferizajt

Veseli vizitoi komunën e Ferizajt

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, vizitoi sot komunën e Ferizajt, nga ku ka thënë se ka iniciuar që ditën e premte të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku tha se është një pako prej 320 milionë euro që do t’i ndihmojë punonjësit në sektorin privat.

“Besojmë se ditën e premte do të jetë një ditë e bashkimit të spektrit politik”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se duhet të bëhet më shumë që t’iu ndihmohet komunave.

Sa i përket që vendi është pa qeveri, Veseli ka thënë se është çështje e atyre që e kanë ngritur mocionin dhe atyre që aktualisht janë në qeveri.“Është çështje e këtyre të cilët e kanë ngritur mocionin dhe e këtyre që aktualisht janë në qeveri të marrin vendimmarrje. Pozicioni ynë është i qartë. Por, ajo që është e rëndësishme në këtë moment është se qytetaret po ballafaqohen me një pandemi”, ka thënë ai.

I pyetur se a është kjo një vizitë e tij si një lloj fushate, Veseli ka thënë se kjo është për të treguar se nuk janë ndalur as në luftë e as tash nuk do të ndalen.“Tash pak e hiç e kam mendjen tek fushata paraelektorale, ta kalojmë këtë pjesë njëherë”, ka thënë ai.

Kreu i PDK-së ka vizituar edhe një barnatore dhe furrë të bukës në Ferizaj./kp