Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka falënderuar të gjithë bashkëluftëtarët dhe qytetarët për mbështetjen e treguar këto ditë.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, Veseli ka kërkuar që të anulohet protesta e paralajmëruar për 9 korrik nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës dhe ish të Burgosurve Politikë.

“Falemnderit nga zemra bashkëluftëtarëve të mi dhe të gjithë qytetarëve për mbështetjen e pakursyer. Por, në këtë kohë të pandemisë, kemi shqetësim jetën e qytetarëve. Prandaj, me kërkesën më të sinqertë, i lus ata që ta anulojnë protestën e paralajmëruar për 9 korrik”, ka shkruar Veseli në Facebook./21Media

Falemnderit nga zemra bashkëluftëtarëve të mi dhe të gjithë qytetarëve për mbështetjen e pakursyer. Por, në këtë kohë të…

Posted by Kadri Veseli on Saturday, 4 July 2020