Veseli ka thënë se është abuzuar me shqetësimin e pandeminë

Veseli ka thënë se është abuzuar me shqetësimin e pandeminë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e shfrytëzoi situatën pandemike për të miratuar rezolutën që ia mundëson uljen në tryezë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas kreut të PDK-së një veprim i tillë ka qenë i qëllimshëm.

“Seanca e jashtëzakonshme për buxhetin, e ftuar nga Kryeministri, doli se nuk paska pasur për qëllim miratimin e buxhetit për kërkesat e qytetarëve, por uljen e Albin Kurtit në tryezën e Dialogut me Serbinë. Jo negociata?!”, ka shkruar Veseli.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, ka thënë se është abuzuar me shqetësimin e pandeminë.

“Thirrën seancë të jashtëzakonshme për buxhet, duke abuzuar me shqetësimin e emergjencës qytetare për pandeminë e coronavirusit – tashmë të shpërndarë në disa cepa të vendit tonë, edhe për shkak të papërgjegjësisë së kësaj Qeverie në parandalimin e përhapjes së tij. Përjashtuan me dredhi opozitën nga vendimmarrja e një ligji kaq me rëndësi për qytetarët, si ky për buxhetin”, ka shkruar ai.

Sipas tij pozita tradhëtoi qytetarët me premtime, duke mos e përfshirë në buxhet, siç ishte paraparë, rritjen e pagave të sektorit shëndetësor dhe tërë sektorit publik.

“Dhe, pikërisht në kohën e izolimit e sanksioneve të SHBA-së mbi Shtetin e Kosovës, nuk u morën me problemin fundamental para vetes si sfidë – taksën, por menduan vetëm për vetveten, se si të takohen me përfaqësuesit serbë në dialog, dhe për këtë nxorën Rezolutë pas mesnatës”, ka shkruar Veseli.

Ai shton se Kosova, mbi të gjitha, u takon njerëzve të saj që e duan, punojnë për të dhe nuk lejojnë të dëmtohet./21Media