Veseli: Mali i Zi dha votë historike

Kryeparlamentari kosovar ka uruar shtetin fqinj për vendimin

Me vendim unanim të 46 deputetëve të pranishëm në sallë, Kuvendi i Malit të Zi sot miratoi vendimin për hyrjen e vendit në Aleancën Veri-atlantike.

Këtë vendim e ka mirëpritur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili tha se Mali i Zi ka dhënë votë historike.

“Dua të uroj kolegët e Parlamentit të Malit të Zi për votën historike që sapo kanë dhënë për anëtarësimin në Organizatën e Aleancës të Atlantikut Verior”, ka thënë Veseli përmes një postimi në “Facebook”.

Veseli tha se anëtarësimi në NATO është një hap i rëndësishëm, jo vetëm për shtetin tonë fqinj por edhe për Kosovën, duke e bërë rajonin më të sigurtë./21Media

Back to top button